Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tragjedi në stadiumin e Indonezisë, 174 viktima pas ndeshjes së futbollit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 08:27 | Futboll

Të paktën 174 persona kanë vdekur dhe 180 të tjerë janë plagosur, pasi kaosi dhe dhuna shpërtheu të shtunën pas një ndeshjeje futbolli në ligën indoneziane, midis dy skuadrave më të mëdha të vendit.

Mbështetësit e Arema FC dhe rivalja Persebaya Surabaya u përleshën pasi ekipi vendas Arema FC u mund 3-2 në një ndeshje në qytetin Malang në Java Lindore.

Mbështetësit nga ekipi humbës kishin "pushtuar" fushën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar një rrëmujë që çoi në raste mbytjeje, tha shefi i policisë së Java-s Lindore, Nico Afinta gjatë një konference për shtyp pas ngjarjes.

"Para së gjithash, ndodhi një trazirë. Ishte bërë anarkike. Ata (tifozët) filluan të sulmojnë oficerët dhe  dëmtuan makina.”, tha shefi i Policisë.

Dy oficerë policie ishin mes të vdekurve dhe 180 persona u plagosën gjithashtu, tha shefi i policisë, duke shtuar se përplasja ndodhi kur tifozët u larguan për në portën e daljes.

Videot e filmuara nga brenda në stadium deri në orët e vona të natës dhe të shpërndara në rrjetet sociale treguan tifozët, të veshur kuq dhe blu, duke u futur në fushë dhe duke u përleshur me forcat indoneziane të sigurisë, të cilët dukeshin të veshur me veshje për protestat.

Ministri i Sportit dhe Rinisë Zainudin Amali tha se ai ka kërkuar një hetim të plotë mbi tragjedinë për të "përcaktuar palët përgjegjëse".

I vendosur në Java Lindore, Stadiumi Kanjuruhan përdoret kryesisht për ndeshje futbolli dhe vlerësohet të mbajë deri në 42,500 njerëz.

Shoqata e Futbollit Indonezian (PSSI) ka pezulluar ndeshjet javën e ardhshme si pasojë e tragjedisë vdekjeprurëse dhe e ka ndaluar Arema FC që të presë ndeshjet për pjesën tjetër të sezonit.

Vendi i Azisë Juglindore është vendosur të presë Kupën e Botës FIFA U-20 në vitin 2023. Ata janë gjithashtu një nga tre vendet që pretendojnë të organizojnë Kupën e Azisë vitin e ardhshëm, pasi Kina u tërhoq si mikpritëse.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli