Trupat ruse tërhiqen nga Lyman, Zelensky u drejtohet rusëve: Lëreni Putinin, ose do të vriteni një nga një

Publikuar më: 2/10/2022, ora 08:49
rusi 1280x720

Trupat ruse tërhiqen nga Lyman, Zelensky u drejtohet rusëve: Lëreni Putinin, ose do të vriteni një nga një

Publikuar më: 2/10/2022, ora 08:49

Rusia ka tërhequr trupat e saj nga qyteti strategjik ukrainas Lyman, në një lëvizje që shihet si një pengesë e rëndësishme për fushatën e saj në lindje.

Tërheqja erdhi mes frikës se mijëra ushtarë do të rrethoheshin në qytet, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Rimarrja e Lyman-it është me rëndësi strategjike për Ukrainën. Qyteti ishte përdorur si një qendër logjistike nga Rusia dhe mund t’u jepte trupave ukrainase akses në më shumë territor në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Videoja e shpërndarë në internet tregonte ushtarë ukrainas duke valëvitur flamurin e tyre kombëtar në periferi të qytetit.

Edhe pse ngjyrat blu dhe të verdha po fluturonin përsëri në Lyman, luftimet “ende po vazhdonin” atje, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në video të mbrëmjes. Ai iu drejtua rusëve që të heqin dorë nga kjo luftë, përndryshe do ët vriten një nga një.

“Përderisa nuk e zgjidhni problemin me atë që nisi të gjitha, që filloi këtë luftë të pakuptimtë, do të vriteni një nga një, duke vepruar si koka turku. E gjithë kjo, thotë presidenti ukrainas, pas kundërsulmit të Kievit në Donbass, “të mos pranojmë se kjo luftë është një gabim historik për Rusinë. Në Donbas rusët tashmë po kërkojnë fajtorët, duke akuzuar disa gjeneralë se kanë dështuar. Kjo është kambana e parë që duhet dëgjuar në të gjitha nivelet e qeverisë ruse”.

Më tej presidenti ukrainas shtoi se kundërofensiva e Ukrainës nuk ka ndërmend të ndalet dhe pas Lyman-it do të vendosen më shumë flamuj në Donbass.

“Përveç Lyman, këtë javë ne kemi vendosur më shumë flamuj ukrainas në Donbass. Brenda një jave do të ketë edhe më shumë,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky në ditën kur rusët u tërhoqën nga qyteti strategjik juglindor. Në Lyman “luftimet janë ende në vazhdim, por nuk ka asnjë gjurmë të një pseudo-referendumi për aneksim atje,” shton Zelensky.