Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ukraina në NATO, 9 vende anëtare mbështesin zyrtarisht anëtarësimin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 18:37 | Bota
Ukraina në NATO, 9 vende anëtare mbështesin zyrtarisht

Përfaqësuesit e 9 vendeve anëtare të NATO-s kanë shpërndarë sot një komunikatë të përbashkët ku mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në atë organizatë. Vendet në fjalë janë të gjitha të ish-bllokut komunist, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Romania dhe Sllovakia, ndërkohë që mungon për momentin Shqipëria.

Vendet që kanë firmosur deklaratën kanë shtuar edhe se Aleanca duhet të shtojë furnizimin e armëve për ushtrinë e Kievit.

Ndërkohë, në një intervistë për kanalin amerikan NBC, sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore.

https://a2news.com/2022/10/02/rusia-ve-ne-levizje-nendetesen-berthamore-nato-ne-alarm/

“Pasojat do të ishin serioze për Rusinë”, ishin fjalët e tij, që shtoi se këto pasoja do të reflektohen edhe në qoftë se ”Rusia do të godasë infrastrukturën e rëndësishme të një vendi NATO”.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë