Votime mes ndikimit të Rusisë, Bosnje Hercegovina dhe Bullgaria sot në zgjedhje

Publikuar më: 2/10/2022, ora 13:40
MB ZGJEDHJET BALLKAN frame 32 1280x720

Votime mes ndikimit të Rusisë, Bosnje Hercegovina dhe Bullgaria sot në zgjedhje

Publikuar më: 2/10/2022, ora 13:40

Bosnje e Hercegovina mban sot zgjedhjet e përgjithshme, nga të cilat pritet të dalin udhëheqësit e rinj të vendit. 3.3 milionë qytetarë janë thirrur në votime, megjithatë nuk priten surpriza të mëdha.

Vëmendje të madhe po i kushtohet garës në Republikën Sërpska, me favoritin Milorad Dodik, që po shtyn përpara tentativën për shkëputje nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë.

Madje gjatë fushatës, përgëzoi referendumet dhe aneksimet ilegale të Rusisë. Kjo nxiti analistët të sinjalizonin se Dodik mund të përdorë të njëjtën metodë për t’ju bashkuar Serbisë.

Ndërkohë, nën hijen e Rusisë, edhe qytetarët e Bullgarisë votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të katërtat brenda dy viteve. Sondazhet sugjerojnë se vetëm 6 parti do të mund të hyjnë në parlament, me GERB të ish kryeministrit Bojko Borisov, që do dalë forcë e parë me 26 për qind të votave.