Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 5 raste të reja nga mbi 4 mijë testime

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 16:56 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 5 raste të reja nga mbi 4

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Në 4064 testime të kryera, janë konfirmuar vetëm 5 raste të reja me Covid-19, ndërsa 12 persona raportohet të jenë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4,064

Testime totale            781,556

Raste pozitive             132,496

Raste të shëruara        129,941

Raste Aktive                  100

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       33

Tiranë          30

Durrës          10

Berat             7

Lezhë           7

Elbasan        5

Dibër             3

Kukës           2

Korçë              1

Fier                  1

Vlora                1

A2 CNN Livestream

Dita jonë