Lideri Suprem fajëson SHBA dhe Izraelin për trazirat në Iran

Publikuar më: 3/10/2022, ora 21:37
khamenei 1280x720

Lideri Suprem fajëson SHBA dhe Izraelin për trazirat në Iran

Publikuar më: 3/10/2022, ora 21:37

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për protestat antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.

Në komentet e tij të para publike mbi trazirat, Ajatollah Ali Khamenei, tha se ato janë fabrikuar nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre, duke pretenduar së gjatë protestave janë djegur Kuranë.

Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë që të jenë të gatshëm për t’u përballur me trazira të mëtejshme. Protestat, sfida më e madhe ndaj sundimit të tij për një dekadë, u nxitën nga vrasja në paraburgim e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila refuzoi të mbulonte flokët me shami.

Kjo solli një valë protestash masive, kryesisht nga gra dhe të rinj, të cilët përleshen vazhdimisht me policinë, duke kërkuar që gratë iraniane të trajtohen me dinjitet dhe të vendosin vetë për veshjet e tyre. Kjo kundërshti e autoriteteve u ka marrë jetë mbi 100 personave deri më tani.