Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ndihmon Ukrainën me satelitë, por “propozimet” për paqe të Musk habisin të gjithë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 21:52 | Bota
Ndihmon Ukrainën me satelitë, por “propozimet” për

Elon Musk njihet për shumë gjëra, kryesisht mahnitëse dhe gjeniale, por kohët e fundit veçohet fakti që është njeriu më i pasur i historisë, si dhe për postimet e tij të çuditshme në Twitter.

Nuk bën përjashtim edhe postimi i tij i sotëm, në rrjetin social, të cilit mund të jetë edhe pronari i ardhshëm, me një profil që ka më shumë se 100 milionë ndjekës.

Sipërmarrësi afrikano-jugor, babai i Tesla dhe SpaceX ndër të tjerët, prej kohësh kërkon të marrë një rol në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, duke mbështetur gjithsesi Kievin.

https://twitter.com/elonmusk/status/1576969255031296000

Miliarderi i ka siguruar Zelenskit përdorimin e rrjetit satelitor Stalink, i vetmi sistem jorus që punon ende në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Rusia më 24 shkurt, me presidentin ukrainas që e ka falënderuar publikisht atë.

Por propozimi i fundit i Musk për të arritur një paqe në atë rajon nuk do t’ i pëlqejë Zelensky-t , dh eme gjasa as vetë Vladimir Putin.

https://a2news.com/2022/03/06/zelensky-bisede-me-musk-starlink-linja-joruse-e-komunikimit-per-qytetet-e-shkaterruara-nga-lufta/

Sipas Musk, zgjidhja arrihet me disa etapa, fillimisht ribërja e zgjedhjeve në territoret formalisht të aneksuara, por kësaj radhe me vëzhgues të Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, statusi i Krimesë duhet të jetë brenda Rusisë, “siç ka qenë nga viti 1783, para gabimit të Krushevit”.

https://twitter.com/AdamKinzinger/status/1576995099619168256

Ndërkohë, statusi i Ukrainës sipas tij duhet të jetë neutral, pra pa tentuar anëtarësimin në NATO. Idetë politike të Musk u kritikuan nga mijëra ndjekës, me mesazhe si “shyqyr që nuk merresh me politikë” dhe ”mendo për Marsin, jo për Tokën”.

https://a2news.com/2022/05/09/ruset-kercenojne-elon-musk-miliarderi-nese-vdes-ne-menyre-te-mistershme-gezohem-qe-u-njohem/

Ndoshta komenti më akut ishte ai i kongresmenit amerikan Adam Kinzinger. “kam vendosur të hyjë në botën e automjeteve, si të duken modelet e mia?”, shkruan ai duke bashkëngjitur disa vizatime fëmijësh. Si të thuash, Elon, mos u merr me çdo gjë në këtë planet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë