Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SHBA sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjës dhe një biznesmen të lidhur me Dodik

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 19:37 | Ballkani
SHBA sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjës dhe një

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj kryeministrit të entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Fadil Novalic, për keqpërdorim të të dhënave personale të pensionistëve dhe "minim të institucioneve dhe proceseve demokratike" për përfitime politike.

Zyra e Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha të hënën se ka sanksionuar kryeministrin e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Fadil Novalic, si dhe biznesmenin Slobodan Stankoviç dhe kompaninë e tij Integral Inzenjering A.D. Laktasi.

“Veprimi i sotëm nënvizon se si politikanët në Bosnje dhe Hercegovinë po minojnë institucionet dhe proceset demokratike për përfitimet e tyre politike dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”, tha në një deklaratë për shtyp nënsekretari i Thesarit të SHBA për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

"Ne do të vazhdojmë të synojmë ata që destabilizojnë rajonin, si dhe mbështetësit e tyre, dhe t'i kërkojmë llogari", theksoi ai.

Sanksionet nënkuptojnë se të gjitha pronat dhe interesat e tyre në pronë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të qytetarëve amerikanë janë ngrirë dhe duhet të raportohen në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja.

Thesari i SHBA-së e akuzoi Novaliçin për keqpërdorim të të dhënave të pensionistëve gjatë zgjedhjeve të 2018-ës për “të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnje dhe Hercegovinës”. Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve për të dërguar letra "duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve".

Novaliç tashmë është përballur me akuza për korrupsion në Bosnje. Në dhjetor të vitit 2020, prokuroria e shtetit ngriti një aktakuzë duke e akuzuar atë dhe tre të tjerë për “përfitim të paligjshëm material” nga blerja e ventilatorëve me çmim të lartë, jo të përshtatshëm për qëllimin e deklaruar nga autoritetet për të trajtuar pacientët gjatë pandemisë COVID-19.

Po kështu edhe Stankoviç, një biznesmen i lidhur me nacionalistin serb të Bosnjes Milorad Dodik, dhe kompania e tij Integral Inzenjering A.D. Laktasi, një firmë inxhinierike në entitetin e mbizotëruar nga serbët në Bosnjë, Republika Srpska, u sanksionua nga SHBA për lidhje me korrupsionin.

"Si Stankoviç ashtu edhe Integral kanë qenë të lidhur me korrupsionin në sektorin e ndërtimit, ku Integral i është dhënë disa nga projektet më të mëdha në RS falë afërsisë me udhëheqjen e RS," tha Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja.

“Projektet e mëdha ndërtimore shpesh i dorëzohen Stankoviqit pa konkurrencë të drejtë dhe të hapur. Shumica dërrmuese e pasurisë së Stankoviçit vjen nga paratë publike,” shtoi ajo.

Sanksionet e së hënës vazhdojnë lëvizjet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja kundër politikanëve, biznesmenëve dhe prokurorëve boshnjakë që dyshohet se janë përfshirë në keqbërje.

Më 26 shtator, prokurorja e nivelit shtetëror boshnjak Diana Kajmakoviç u sanksionua, me thesarin e SHBA-së që e akuzoi atë për bashkëpunim në korrupsion dhe për të ndihmuar kriminelët për t'iu shmangur drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli