Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë dhe kemi shkatërruar 2300 tanke

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 11:35 | Bota

Ukraina thotë se më shumë se 60 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën mes dy shteteve, që prej nisjes së saj më 24 shkurt të këtij viti. Në një njoftim zyrtar, autoritetet ukrainase thanë gjithashtu se kanë shkatërruar më shumë se 2300 tanke armike.

Sipas Ukrainës, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 500 ushtarë rusë, teksa ushtria vendase po përparon në territoret e pushtuara, pavarësisht se Rusia i ka aneksuar disa prej tyre përmes referendumeve, që nuk njihej nga asnjë shtet tjetër përveç saj.

Shifra bie ndesh me raportimet nga pala ruse. Më 21 shtator, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi se vendi i tij kishte humbur 5397 ushtarë në luftë. Po atë ditë, Rusia shpalli mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, duke thërritur 300 mijë rezervistë për t’u dërguar në luftë.

Nga ana tjetër, Pentagoni deklaroi në gusht se 70-80 mijë ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur në luftë, ndërsa në korrik tha se 15 mijë ushtarë kishin ndërruar jetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani