Ukraina kërkon NATO, Medvedev: Thjesht përshpejton Luftën e Tretë Botërore

Publikuar më: 3/10/2022, ora 10:15
medvedev rusia 1080x720

Ukraina kërkon NATO, Medvedev: Thjesht përshpejton Luftën e Tretë Botërore

Publikuar më: 3/10/2022, ora 10:15

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev reagoi në lidhje me thirrjen e liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejtuar NATO, ku kërkonte përshpejtimin e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pas vendimit të Putin për të aneksuar 4 rajonet.

Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë në Rusi, një lëvizje e tillë thjesht do të përshpejtonte Luftën e Tretë Botërore.

“Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të përshpejtojë fillimin e një Lufte të Tretë Botërore. Biden njoftoi mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Rusi. Madje është për t’u habitur që na kujtoi. Megjithatë, është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse”, tha Medvedev.

Perëndimi deklaroi se nuk do t’i njohë kur rezultatet e referendumeve në Ukrainë, ndërkohë që kreu i NATO, Stoltenberg u shpreh se për anëtarësimin në aleancë të Kievit do të duhet votimi i të gjitha vendeve.