Ekonomia globale do të tkurret këtë vit, në vitin 2023 do të bëhet më keq

Publikuar më: 4/10/2022, ora 09:35
Ekonomia globale do te tkurret kete vit ne vitin 2023 do te behet me keq 1280x720

Ekonomia globale do të tkurret këtë vit, në vitin 2023 do të bëhet më keq

Publikuar më: 4/10/2022, ora 09:35

Ekonomia globale do të rritet me 2,5% këtë vit dhe pritet që rritja të ngadalësohet në 2,2% në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar në Konferencën e Tregtisë dhe Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, ngadalësimi e tkurrja e ekonomisë globale ka prekur thuajse të gjitha rajonet, sidomos vendet e zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Bashkimin Europian, ku norma e rritjes ekonomike është parashikuar të zbresë nën 3% mesatarisht. Rënia nën 3% përkthehet automatikisht në pamundësi për të sjellë zhvillim, e do të shoqërohet me ngrirje të financave publike e private e do të dëmtojë, sipas ekonomistëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, edhe perspektivat e punësimit.

Vendet me të ardhura të mesme si Amerika Latine, sikurse edhe vendet me të ardhura të ulëta apo minimale si Afrika, do të përjetojnë rënie të mëtejshme të ekonomisë e rrjedhimisht të të ardhurave, që prej këtij viti.