I dehuri përplas studentët në Bratislavë, të paktën 5 viktima

Publikuar më: 4/10/2022, ora 07:46
WhatsApp Image 2022 10 04 at 07.45.39

I dehuri përplas studentët në Bratislavë, të paktën 5 viktima

Publikuar më: 4/10/2022, ora 07:46

5 persona humbën jetën në Bratislavë, pasi një makinë e drejtuar nga një 60 vjeçar i dehur përplasi një grup studentësh që ishin duke pritur në një stacion autobusi.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm sllovak, Roman Mikulec, i cili shprehet se 4 nga studentët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një i pestë në spital.

Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë dhe rrezikon të marrë një dënim me 7-12 vjet burg për ngjarjen.

5 persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë aksident, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike.