Mediat amerikane: Rusia po e financon makinerinë e luftës me grurë të vjedhur

Publikuar më: 4/10/2022, ora 07:33
gruri 4 1280x720

Mediat amerikane: Rusia po e financon makinerinë e luftës me grurë të vjedhur

Publikuar më: 4/10/2022, ora 07:33

Anija e mallrave Laodicea e ankoruar në Liban, verën e kaluar, të cilën Ukraina kërkonte të ndalohej, duke denoncuar se po transportonte grurë të vjedhur nga Rusia, është pjesë e një operacioni të sofistikuar kontrabande të drejtuar nga Moska.

Kjo është ajo që del nga një hetim i Associated Press, sipas të cilit, Rusia ka përdorur dokumente false për të vjedhur grurin ukrainas me vlerë të paktën 530 milionë dollarë.

Një shumë parash që ndihmoi në fuqizimin e makinës luftarake të Vladimir Putinit.