Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nis në Portin e Durrësit zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën, Rama: "Jena 1"

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 18:22 | Politikë
Nis në Portin e Durrësit zhdoganimi për mallrat me destinacion

“Shqipëri-Kosovë jena 1”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në Facebook teksa ka postuar disa foto nga Porti i Durrësit ku ka nisur zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën. Sipas Ramës deti ynë është edhe i Kosovës për tregti.

“Jena 1. Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, shkruan Rama.

Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Dogana e Kosovës është vendosur në portin e Durrësit që nga viti 2019, mirëpo deri më tani është bërë vetëm regjistrimi i hyrjeve për mallrat që kanë pasur destinacion Republikën e Kosovës, pa pasur ndonjë ndikim në uljen e kostos apo kohës për biznese e konsumatorë.

Në mbledhjen e fundit në mes të dy Qeverive, të mbajtur në qershor të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor, i cili shënon integrimin tregtar në mes të dy ekonomive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë