Pamje të tmerrshme, dallga 4,5 metra zhduk ndërtesat në bregdet

Publikuar më: 4/10/2022, ora 09:10

Pamje të tmerrshme, dallga 4,5 metra zhduk ndërtesat në bregdet

Publikuar më: 4/10/2022, ora 09:10

Pamje apokaliptike janë publikuar nga plazhi Fort Myers në Florida, i cili u godit pak ditë më parë nga Uragani Ian.

Pamjet janë kapur nga “gjuetarët” e stuhive, të cilët po ndiqnin gjatë gjithë kohës uraganin kur u bënë dëshmitarë të një fenomeni të tmerrshëm.

Ata vendosën një kamera në breg të detit, e cila filmoi disa orë, por pamje u modifikuan më pas në vetëm dy minuta e gjysmë.

Video është e tmerrshme. Ajo nis me pamjen e qetë të një zone bregdetare në të cilën kalon edhe një autostradë, ndërsa më pas dallga e detit arrin deri në 4,5 metra dhe zhduk gjithçka.