Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pronarja godet me thikë kamerieren 18-vjeçare, dyshonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 12:40 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal, në sytë e klientëve, në Warwickshire të Anglisë. Pronarja e lokalit ka goditur dy herë me thikë kamerieren pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje me partnerin e saj.

Luisa Santos, 47 vjeç, iu drejtua bashkëshortit të saj Pedro se Hannah Pritchett duke i kërkuar llogari se pse po qeshte me adoleshenten dhe i kërkoi të zgjidhte mes 18-vjeçares dhe familjes.

Por pasi ai nuk reagoi, Santos mori një thikë nga kuzhina dhe goditi kamerieren në sytë e klientëve. 18-vjeçarja u largua me vrap në drejtim të makinës së saj aty ku u rrëzua më pas dhe ra pa ndjenja. Për fatin e saj të mirë, adoleshentja arriti të shpëtojë pas ndërhyrjes së mjekëve.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një xhelozie të tepruar pasi 18-vjeçarja kishte një të dashur dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me bashkëshortin e Santos, ndaj të cilës tashmë rëndon akuza e plagosjes me dashje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani