Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Raketa e Kim Jong un kalon mbi Japoni, alarm dhe panik mbi ishull

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 08:37 | Bota
Raketa e Kim Jong un kalon mbi Japoni, alarm dhe panik mbi ishull

Për herë të parë në 5 vjet, Koreja e Veriut lëshoi pa paparalajmëruar një raketë të dyshuar balistike mbi Japoni. Akti tejet provokues, dukshëm një përpjekje për të siguruar vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit, shënon një përshkallëzim të rrezikshëm të programit të testimit të armëve në shtetin komunist.

Raketa udhëtoi rreth 4500 kilometra para se të binte në oqeanin paqësor, një distancë e mjaftueshme kjo për të goditur ishullin amerikan të Guamit nëse do të merrte një trajektore tjetër.

Ministri japonez, Fumio Kishida, e përshkroi ngjarjen si një sjellje të dhunshme të Penianit, ndërsa ministri i Mbrojtjes tha se Japonia nuk do të përjashtonte asnjë opsion në tryzë për të fuqizuar mbrojtjen, përfshirë aftësitë kundërsulmuese.

“Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi vendin tonë dhe ne besojmë se ra në Oqeanin Paqësor. Është një tjetër akt barbar të cilin ne e dënojmë ashpër”, tha Kishida.

“Pasi përcaktuam se nuk ka rrezik për Japoninë vendosëm të mos e nisim aksionin për shkatërrimin e raketës. Përballë një situatë të tillë do të shqyrtojmë të gjitha opsionet, përfshirë të ashtuquajturat aftësi kundërsulmuese”, u shpreh Yasukazu Hamada, ministri i Mbrojtjes.

Njerëzit në veri të Japonisë, përfshirë ishullin Hokkaido, u zgjuan me zhurmën e sirenave shurdhuese dhe paralajmërimeve të tilla si. “Koreja e Veriut ka hedhur një raketë, ju lutem evakuohuni në godina ose strehime nëntokësore”.

Qytetarët u paralajmëruan të bënin kujdes për rënien e mbetjeve të mundshme. Autoritet njoftuan më vonë se raketa me rreze të mesme kishte rënë në Oqeanin Paqësor, larg Japonisë dhe se nuk kishte raportime për të plagosur.

Kjo ishte distanca më e largët e përshkuar ndonjëherë nga një raketë koranoveriore dhe arriti lartësinë e rreth 1 mijë kilometrave, më lart se stacioni hapësinor ndërkombëtar. OKB-ja ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike apo bërthamore. Lëshimi i raketave drejt apo mbi vende të tjera pa lajmëruar ose pa konsultime të mëparshme, përbën shkelje të normave ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara e cilësuan këtë një akt të rrezikshëm e të pamatur që destabilizonte rajonin. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani