Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rritet bilanci i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 07:41 | Bota
Rritet bilanci i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

Ka shkuar në 100 numri i viktimave si pasojë e uraganit të fuqishëm Ian që goditi shtetin e Floridas fundjavën që lamë.

Sipas autoriteteve, zona më e dëmtuar nga uragani është ajo e kontesë Lee, ku shënohen mbi 55 humbje jete.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme, ndërkohë që akuza kanë shpërthyer ndaj autoriteteve lokale për vonesa në njoftimin për evakuimin e banorëve.

 Uragani Ian ishte një ndër më të fuqishmit në vite që godiste një vend amerikan me erëra që arritën deri në 250 km në orë. Më herët, ai kishte kaluar në Kubë, ku la pjesën më të madhe të ishullit në errësirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë