Shpërthim në fabrikën më të madhe të armëve në Bullgari, dyshohet për 3 viktima

Publikuar më: 4/10/2022, ora 21:54
633c1fad44306633c1fad443071664884653633c1fad44304633c1fad44305 1 1080x720

Shpërthim në fabrikën më të madhe të armëve në Bullgari, dyshohet për 3 viktima

Publikuar më: 4/10/2022, ora 21:54

Janë tre viktimat e dyshuara, një e zyrtarizuar, nga shpërthimi në një prej fabrikave të armëve më të mëdha në Bullgari.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kazanlak, në Bullgarinë qendrore, në depozitat e kompanisë Arsenal. Ndërkohë, sipas kreut të kompanisë, Nikolay Ibushev, nuk dihen ende personat  e lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimeve, që janë parë me kilometra distancë, edhe pse paraprakisht autoritetet flasin për një gabim njerëzor.

Tregtari i armëve bullgar, Emilian Gebrev, me ish-kryeministrin Boyko Borisov

Por të tjerë hedhin dyshime, veçanërisht duke parë situatën gjeopolitike në rajon, por edhe për një seri episodesh të ndodhur nga viti 2014 në Bullgari dhe Çeki.

Hetimet e prokurorisë bullgare vitin e kaluar sollën në pah dyshimet e një seri shpërthimesh në depo armësh, ku sipas prokurorisë kishte prova për përfshirjen e reparteve speciale ruse, si njësia 29155 e GRU-së, elita e shërbimeve sekrete ushtarake të Moskës.

Shpërthimet në republikën Çeke në 2014, ku u akuzuan shërbimet sekrete ruse

Sipas tyre, shpërthimet kishin si objektiv pamundësinë e furnizimit me armë të vendeve si Gjeorgjia dhe vetë Ukraina, shumë kohë më parë se të shpërthente lufta e hapur në shkurtin e kaluar.

Një histori e komplikuar, që sipas hetimeve përfshinte tregtarin e armëve bullgar, Emilian Gebrev, i cili pësoi një tentativë helmimi në 2015, për të cilin u akuzuan tre shtetas rusë. Edhe pse rasti i sotëm në dukje nuk ka një lidhje direkte, dyshimet për një ndërhyrje ruse  mbeten të forta.