Sipërmarrja sociale në Elbasan, tradita artizanale si profesion në ndihmë të grave dhe vajzave

Publikuar më: 4/10/2022, ora 10:28

Sipërmarrja sociale në Elbasan, tradita artizanale si profesion në ndihmë të grave dhe vajzave

Publikuar më: 4/10/2022, ora 10:28

“Nëse blen një produkt artizanal, mbështet një grua në nevojë dhe fuqizon një fëmijë”. Ky është slogani i sipërmarrjes sociale, tradita ime artizanale në Elbasan.

E ngritur në një godinë, e cila ka qenë e konfiskuar si aset i ndërtuar nga të ardhura kriminale, kjo sipërmarrje nëpërmjet punimeve artizanale jo vetëm që kontribuon në ruajtjen e traditës, por ndihmon gratë dhe vajzat që të kenë një profesion dhe të jenë të pavarura.

Gjithashtu, kjo sipërmarrje u vjen në ndihmë edhe grave dhe vajzave në nevojë. Gjithçka që prodhohet nga gratë dhe vajzat e traditës artizanale ekspozohen në një dyqan në qendër të Elbasanit dhe të ardhurat shkojnë për vetë ato, si dhe për të çuar më tej dhe për ta zgjeruar më shumë këtë sipërmarrje sociale edhe në zona të tjera.