Spanja zgjat skemën e udhëtimit falas me tren deri në dhjetor 2023

Publikuar më: 4/10/2022, ora 21:30
spanja 1 1280x720

Spanja zgjat skemën e udhëtimit falas me tren deri në dhjetor 2023

Publikuar më: 4/10/2022, ora 21:30

Spanja sapo ka zgjatur skemën e saj të udhëtimit falas me tren deri në dhjetor 2023.Në fillim të këtij viti, u prezantuan biletat falas të trenit për udhëtime të shkurtra dhe të mesme. Filloi më 1 shtator dhe fillimisht ishte menduar të përfundonte më 31 dhjetor.

Por Ministrja e Financave e vendit, María Jesús Montero, ka premtuar 700 milionë euro për të zgjatur skemën deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Ne do ta shndërrojmë këtë politikë në një politikë strukturore dhe do të shohim rezultatet konkrete të transportit publik për të reduktuar CO2. Është një politikë prioritare në vitet e ardhshme,” tha ajo.

Ndikimet mjedisore dhe sociale të këtyre biletave falas për shumë udhëtime do të rivlerësohen më pas për të parë nëse ia vlen të vazhdohet me skemën.

Ministrja e Financave shtoi se udhëtimi falas tashmë ka bërë të mundur që një numër i madh qytetarësh të braktisin makinat dhe të udhëtojnë me tren.