Tanku T-90M MBT në duart e ukrainasve, pse duhet të shqetësohet Putin?

Publikuar më: 4/10/2022, ora 11:08

Tanku T-90M MBT në duart e ukrainasve, pse duhet të shqetësohet Putin?

Publikuar më: 4/10/2022, ora 11:08

Moska duhet të shqetësohet pasi javët e fundit, ushtria ukrainase ka kapur me dhjetëra tanke ruse. Burime për “Business Insider” thonë se janë kapur rreth 200 tanke gjatë kohëve të fundit, ndërsa në total nga fillimi i luftës ky numër shkon në 380 tanke.

Një numër i madh i tyre janë të llojit T-72, disa të tjerë janë T-80 (MBT). Shumë prej tyre mund të riparohen dhe do të përdoren nga ushtria ukrainase.

Megjithatë, një tank i kapur së fundmi mund të përfundojë jashtë Ukrainës për studim. Bëhet fjalë për një T-90M “Proryv”, i cili mund t’i sigurojë Perëndimit detaje të rëndësishme pasi është një nga mjetet e blinduara më të avancuara të Kremlinit.

Ai u braktis nga ushtarët në fushëbetejë.

T-90M Proryv u fut në shërbim për herë të parë në vitin 1994 dhe që prej asaj kohe ka pësuar përmirësime të rëndësishme në mbrojtje, lëvizshmëri, por edhe goditjes.