Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tanku T-90M MBT në duart e ukrainasve, pse duhet të shqetësohet Putin?

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 11:08 | Bota

Moska duhet të shqetësohet pasi javët e fundit, ushtria ukrainase ka kapur me dhjetëra tanke ruse. Burime për “Business Insider” thonë se janë kapur rreth 200 tanke gjatë kohëve të fundit, ndërsa në total nga fillimi i luftës ky numër shkon në 380 tanke.

Një numër i madh i tyre janë të llojit T-72, disa të tjerë janë T-80 (MBT). Shumë prej tyre mund të riparohen dhe do të përdoren nga ushtria ukrainase.

Megjithatë, një tank i kapur së fundmi mund të përfundojë jashtë Ukrainës për studim. Bëhet fjalë për një T-90M "Proryv", i cili mund t’i sigurojë Perëndimit detaje të rëndësishme pasi është një nga mjetet e blinduara më të avancuara të Kremlinit.

Ai u braktis nga ushtarët në fushëbetejë.

T-90M Proryv u fut në shërbim për herë të parë në vitin 1994 dhe që prej asaj kohe ka pësuar përmirësime të rëndësishme në mbrojtje, lëvizshmëri, por edhe goditjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë