Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Urdhri i Putin,"mbi 200 mijë persona i janë bashkuar ushtrisë", Shoigu: Pas trajnimit, shkojnë në luftë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 17:20 | Bota
Urdhri i Putin,"mbi 200 mijë persona i janë bashkuar

Burimet e inteligjencës perëndimore flasin për probleme të shumta të Rusisë jo vetën në fushëbetejë, por edhe në gjetjen e ushtarëve pas vendimit për mobilizim të pjesshëm të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin.

Por sipas Sergei Shoigu, ministër i mbajtjes rus, “më shumë se 200 mijë persona i janë bashkuar forcave të armatosura. Kam urdhëruar që të gjithë të pajisen me uniformat dhe pajisjet e nevojshme si dhe të caktohen në pozicione ushtarake”.

https://a2news.com/2022/09/27/rusia-pranon-gabimet-e-mobilizimit/

Sipas tij “ata duhet të dërgohen në zonat e luftimit pas trajnimit dhe marrjes së aftësive operacionale. Kërkoj që komandantët ushtarakë dhe ata të flotës së veriut të organizojnë trajnime shtesë për ushtarët e rinj në mënyrë që të sigurohet përshtatje e shpejtë e tyre në mjediset luftuese. Trajnimet duhet të kryhen nga oficerë me eksperiencë në luftë”.

Në ditët e kaluara, pamjet e shumta në kufijtë me Finlandën, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin tregonin për mijëra të rinj që tentonin të kalonin kufirin para ardhjes së thirrjes për të shkuar në front, duke shmangur kështu rrezikun e fushëbetejës por edhe damkën e dënimit si dezertorë.

https://a2news.com/2022/09/29/ushtria-e-gjysherve-dalin-fotot-e-rezervisteve-qe-iu-pergjigjen-thirrjes-se-putin-per-mobilizim/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani