Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vendi i parë që njeh referendumet ruse në Ukrainë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 10:35 | Bota
Vendi i parë që njeh referendumet ruse në Ukrainë

Rusia njoftoi aneksimin e 4 rajoneve ukrainase të premten e kaluar pas referendumeve të mbajtura nën hijen e luftës dhe perëndimi premtoi se nuk do t’i njohë kurrë ato, por ka nga ato vende që te Kremlini shohin aleatin e përjetshëm dhe strategjik.

Kështu, Koreja e Veriut është zyrtarisht vendi i parë që ka njohur rezultatet e referendumeve në katër rajonet e pushtuara të Ukrainës.

“Ne respektojmë vullnetin e banorëve që donin ribashkimin me Rusinë dhe mbështesim qëndrimin e qeverisë ruse që këto zona të bëhen pjesë e vendit. Referendumet u mbajtën në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila sanksionon parimet e barazisë së popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.

Kjo u realizua në përputhje me procedurat ligjore që lejuan vullnetin e popullit të dy republikave dhe të dy rajoneve”, thuhen në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli