Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Ata vendosin çmimin, qeveria nëse ai do të aplikohet”, Balluku shpjegon vendimin e ERE për miratimin e fashës 800 kWh

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 13:37 | Politikë
“Ata vendosin çmimin, qeveria nëse ai do të

Në fletoren zyrtare është botuar akti i Entit Rregullator të Energjisë për fashën mbi 800 kWh. Sipas vendimit, kjo fashë ka filluar zbatimin që në datën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

ERE e bëri të qartë se kjo fashë vijon të jetë në fuqi dhe publikimi në Fletoren Zyrtare konfirmon aktin e Entit Rregullator të Energjisë.

Publikimi në fletoren zyrtare mban datën 30 shtator 2022, ndërsa online u bë mesditën e sotme.

Ndonëse kryeministri ka njoftuar se vendimi nuk do të ishte i zbatueshëm për muajin tetor, në Fletoren Zyrtare është botuar akti i Entit Rregullator të Energjisë për fashën mbi 800 kWh, fashë që sipas ERE ka filluar zbatimin që në datën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Kjo kontradiktë në dukje u shpjegua më mirë nga zëvendëskryeministrja dhe Minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të vendimeve të marra nga ekzekutivi pas mbledhjes së qeverisë.

https://a2news.com/2022/10/05/vendimi-i-ere-per-fashen-800-kw-mbetet-ne-fuqi-botohet-ne-fletoren-zyrtare/

“Fasha 800 kWh për të cilën shprehet ERE është për çmimin, sepse kjo është detyra e saj. Pra çmimi miratohet, dhe këtu mbaron fusha e ERE, por qeveria ka të drejtën, duke parë reshjet dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, të aplikojë ose jo atë fashë. Gjatë muajit tetor nuk do ta aplikojmë fashën”, deklaroi ajo.

Balluku njoftoi edhe për një iniciativë që synon uljen e konsumit në institucionet shtetërore. “Të gjitha institucionet shtetërore duhet të kursejnë 15% më pak relativisht me faturën e një viti më parë, që ekuivalentohet me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaj, ose 3.4 miliardë lekë. Do të fusim menjëherë emërimin e një Administratori Energjetik, një punonjës i institucionit që do të ketë si target këtë ulje për ndërmarrjen që përfaqëson. Nëse nuk do të arrihet targeti për 2 muaj rresht, masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për administratorin ose përgjegjësin”, deklaroi Balluku.  

Ministrja shtoi se nga 1 deri në 18 tetor Agjencia e Eficencës së Energjisë ka hapur garën me subjektet e interesuara ndërtuese për instalimin e 2 mijë paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2023, të jenë rreth 23 mijë panele që përdoren nga konsumatorët, duke ulur koston e energjisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë