Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dy orë takim me ambasadorët, Alibeaj: Diskutuam për reformat në parlament

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 16:54 | Politikë
Dy orë takim me ambasadorët, Alibeaj: Diskutuam për reformat

Njëri pas tjetrit, 8 ambasadorë të vendeve partnere, mbërritën në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë mesditën e kësaj të mërkure për t’u takuar me një përfaqësi deputetësh demokratë të grupimit Alibeaj.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ajo e Bashkimit Europian, ambasadori i OSBE, ai i Italisë, Gjermanisë, Zvicrës, Francës dhe zv.ambasadori i Britanisë së Madhe biseduan për më shumë se dy orë me deputetët demokrate Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj. Pas përfundimit të bisedës asnjëri prej ndërkombëtarëve nuk u ndal të jepte një koment për mediat, por ishte vetë Alibeaj që tregoi arsyen e takimit

“Ishte një nga takimet që i kemi pasur si format shumë kohë më parë. Objekti i takimit ishin  të gjithë reformat që kemi inciuar në parlament, nga reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Takimi i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera. Do të jetë rutinë dhe do e riinstalojmë”, tha Alibeaj.

Alibeaj nuk dha një përgjigje nëse ndërkombëtarët e mbështesin apo jo draftin e depozituar nga grupimi i tij në kuvend sa i takon ndarjes së re administrative të vendit, por u ndal tek synimi që patën anëtarët e komisonit të posaçëm të reformës territoriale.

“Ne kemi pasur detyrimin tonë me e dorëzuar në afat draftin dhe ofertën tonë për reformën territoriale që ka brenda nevojën e qytetarëve. Sa i përket konsultimit në kemi takuar ndërkombëtarët si Zvicra, ne kemi bërë atë që duhet ajo çfarë unë besoj është se partnerët ndërkombëtarë, si në të shkuarën e kanë të drejtën të njihen me draftet dhe të japin vlerësimin e tyre”.

Grupimi Alibeajt kërkon që nga 61 bashki të shkohet në 94 të tilla, teska propozon eliminimin e qarqeve dhe riorganizimin në 3 ose 6 rajone.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë