Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Conference League, Ballkani kërkon pikët e para në transfertë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 11:24 | Futboll
Conference League, Ballkani kërkon pikët e para në

Një mision i vështirë, por jo i pamundur. Ballkani do të kërkojë pikët e para në transfertë në këtë edicion të Conference League.

Skuadra nga Suhareka do të luajë në fushën e vështirë të Sivasspor në Turqi. Përpos faktit që turqit janë skuadra më e fort e Grupit G së bashku me Slavian e Pragës, problem për ekipine Ilir Dajës janë mungesat.

Në takimin tjetër të grupit, kryesuesit e Slavias së Pragës presin rumunët e CFR Cluj. Dueli më interesant i mbrëmjes në Conference League, është përballja ndërmjet gjigandëve belgë të Anderlecht me anglezët e West Ham.

Fiorentina luan në Skoci kundër Hearts, teksa Villarreali pret në shtëpi Austria Vienna.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli