Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gruaja e një tjetër futbollisti, e pakënaqur me Anglinë: Nuk ke çfarë të hash

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 12:41 | Lifestyle

Gruaja e një tjetër futbollisti ka marrë vëmendjen e mediave britanike për shkak të komenteve që ajo ka bërë në rrjetet sociale në lidhje me jetesën në Britaninë e Madhe apo dhe ushqimin.

Bëhet fjalë për Sara Arfaoui, bashkëshorten e futbollistit të Manchester City, Ilkay Gundogan e cila është ankuar për restorantet në Manchester, ku sipas saj nuk ka një vend të mirë për të ngrënë.

27-vjeçarja e lindur në Francë, por që ka jetuar që e vogël në Itali, shkruan në rrjetet sociale se restorantet në qytet kanë ushqim shumë të keq dhe se janë të fokusuar në bërjen e parave përmes pijeve.

Ndërsa i përgjigjet një ndjekëseje, Sara shkruan se në Manchester nuk mund të gjesh një restorant të mirë italian apo për sushi, por vetëm ushqime të ngrira.

Një deklaratë të ngjashme bëri disa muaj më parë dhe bashkëshortja e Angel Di Maria, e cila u shpreh se njerëzit në Britani ishin të ftohtë, ndërsa gratë sipas saj dukeshin si prej porcelani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani