Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 66

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 17:22 | Futboll

Pavarësisht humbjes me Izraelin dhe barazimit me Islandën, të cilat vulosën vendin e fundit në Ligën e Kombeve, Shqipëria nuk ka humbur asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66 të klasifikimit special botëror.

Kosova, e cila e mbylli edicionin me një humbje dhe një fitore, ka zbritur me një pozicion dhe tashmë e sheh veten e 107.

Përsa i takon dhjetë vendeve të para, Brazili ruan kryesimin, teksa e vetmja skuadër që ka fituar një pozicion është Italia, në vendin e gjashtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë