8 gola në 3 ndeshjet e fundit, kampionati shqiptar gjen Haalandin e tij

Publikuar më: 7/10/2022, ora 17:42

8 gola në 3 ndeshjet e fundit, kampionati shqiptar gjen Haalandin e tij

Publikuar më: 7/10/2022, ora 17:42

Redon Xhixha po kalon një formë fantastike. Në 3 sfidat e fundit të kampionatit shqiptar, sulmuesi i Tiranës ka shënuar plot 8 gola, me një mesatare prej 2,6 golash për ndeshje.

3 gola ndaj Teutës, 2 ndaj Partizanit dhe 3 ndaj Laçit, i kanë dhënë Tiranës 7 pikë, ndërkohë që kanë katapultuar Xhixhën në krye të renditjes së golashënuesve të Kategorisë Superiore, me 10 gola në 7 ndeshje.

Në vendin e dytë të kësaj renditjeje janë Beji (Bylis), Skuka (Partizani) dhe Mazrekaj (Laçi), me nga 3 gola secili, shumë larg Xhixhës, i cili është në një moment të jashtëzakonshëm të karrierës së tij.

Sezonin e kaluar, me Tiranën që u shpall kampion, Xhixha shënoi 14 gola në 29 ndeshje, një rekord që duket se është i destinuar të përmirësohet.