Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Cari" i Rusisë mbush 70 vjeç, si kaloi Putini në anën e errët të historisë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 06:58 | Bota

Vladimir Putin feston ditëlindjen e tij të 70-të, por si u bë ai autokrati i izoluar që nisi pushtimin katastrofik të Ukrainës? Më poshtë po rendisim shtatë momente kyçe që ndikuan në formësimin e tij politik dhe vendimin për t’u distancuar me Perëndimin.

Praktimi i xhudos, 1964

Lindi në Leningrad në vitin 1952, në një kohë kur ende ndiheshin plagët nga rrethimi 872-ditor i Luftës së Dytë Botërore. Vladimiri i ri ishte një djalë i çuditshëm e luftarak, dhe miqtë e tij kujtojnë se në shkollë ai grindej me këdo dhe nuk kishte frikë.

https://youtu.be/r816TqRNEQ4

Megjithatë, shëndetligë dhe i dobët fizikisht, nisi të merrte mësime xhudoje për t’u ndjerë më i sigurt nga bandat e rrugëve. Ndërsa në moshën 12-vjeçare, nisi të praktikonte sambo, një art marcial rus. Putin ishte shumë i vendosur dhe i disiplinuar, ndaj deri në moshën 18-vjeçare mbante rripin e zi në xhudo.

Këto sporte ndikuan në formimin e personalitetit të tij, por gjithashtu i forcuan vetëbesimin. Sipas tij, kur një zënkë është e pashmangshme, "ju duhet të goditni i pari dhe të goditni aq fort sa kundërshtari juaj të mos ngrihet në këmbë".

Mundje me një shok klase në vitin 1971

Në kërkim të një pune në KGB, 1968

Vetëm 16 vjeç, Putini shkeli për herë të parë në selinë e KGB-së dhe pyeti një oficer se si mund t’iu bashkohej atyre. Aty i thanë se duhej të kishte kryer shërbimin ushtarak ose të kishte një diplomë në drejtësi. Ky ishte pikërisht momenti kur Putin vendosi të studionte në këtë fushë dhe arriti të rekrutohej si anëtar i KGB-së. Për të, ky grupim ofronte siguri e përparim, si dhe të jepte mundësinë për të ditur shumëçka. Siç vetë është shprehur: "Një spiun mund të vendoste fatin e mijëra njerëzve".

https://a2news.com/2022/03/18/a-eshte-putin-njeriu-me-i-pasur-ne-bote/

I rrethuar nga turma njerëzish, 1989

Me gjithë shpresat dhe dëshirën e tij, karriera e Putinit në KGB nuk u ngrit kurrë. Duke qenë një njohës i gjuhës gjermane, ai u emërua të punonte në zyrat e e KGB-së në Dresden, Gjermani në vitin 1985. Mirëpo, në nëntor 1989, regjimi i Gjermanisë Lindore filloi të binte me shpejtësi. Më 5 dhjetor, një turmë e madhe njerëzish rrethoi ndërtesën e KGB-së së Dresdenit. Putini në mënyrë të dëshpëruar thirri garnizonin më të afërt të Ushtrisë së Kuqe për të kërkuar mbrojtje dhe ata të pafuqishëm iu përgjigjën: "Ne nuk mund të bëjmë asgjë pa urdhër nga Moska. Moska po hesht!". Putini u përball kështu me frikën e një kolapsi të papritur të pushtetit qendror dhe vendosi që një ngjarje e tillë të mos përsëritej kurrë më.

Ndërmjetësimi i programit "Naftë për Ushqim", 1992

Putini do të largohej nga KGB-ja në një kohë kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej, por shpejt siguroi një pozicion si rregullator në Bashkinë e Shën Pjetërburgut.

Ekonomia ishte në rënie të lirë dhe Putinit iu ngarkua menaxhimi i një marrëveshjeje që do të ndihmonte njerëzit e qytetit t'ia dilnin mbanë, duke shkëmbyer naftë dhe metal në vlerë prej 100 milionë dollarësh me ushqim. Në realitet, askush nuk mori ushqime, por sipas një hetimi, Putini dhe miqtë e tij futën paratë në xhep.

https://a2news.com/2021/04/08/si-erdhi-ne-pushtet-vladimir-putin-nga-bombardimet-e-ndertesave-ruse-ne-vitin-1999/

Pushtimi i Gjeorgjisë, 2008

Kur Putini u bë president në vitin 2000, shpresonte të ishte në gjendje të ndërtonte një marrëdhënie pozitive me Perëndimin. Fillimisht, u zhgënjye, pastaj u zemërua, pasi besonte se Perëndimi po përpiqej të izolonte dhe të poshtëronte Rusinë.

Një grua në Osetinë e Jugut, Gjeorgji, mban zi për djalin e saj

Kur presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, e angazhoi vendin e tij për t'u bashkuar me NATO-n, Putini reagoi menjëherë për të rimarrë kontrollin mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore.  

Në pesë ditë, forcat ruse shkatërruan ushtrinë gjeorgjiane. Perëndimi ishte i indinjuar, por brenda një viti, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, rivendosi marrëdhëniet me Rusinë, madje Moskës iu dha e drejta për të pritur Kupën e Botës në vitin 2018.

Protestat në Moskë, 2011-2013

Zgjedhjet parlamentare të 2011-s u konsideruan të manipuluara dhe kjo shkaktoi protesta. Të njohura si "Protestat Bolotnaya", ato përfaqësonin shprehjen më të madhe të kundërshtimit publik deri asokohe.

Për këtë arsye, Putini njoftoi se do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2012. Sipas tij, tubimet ishin iniciuar, inkurajuar dhe drejtuar nga Uashingtoni, duke fajësuar personalisht Sekretaren e Shtetit të SHBA-së Hillary Clinton. Për Putinin, kjo ishte dëshmi se Perëndimi po i provokonte drejtpërdrejt.

Protestat popullore kundër rezultatit të zgjedhjeve

Izolimi nga Covid, 2020-2021

Kur Covid-19 përfshiu globin, Putin u izolua në një mënyrë të pazakontë. Kushdo që do donte ta takonte duhej fillimisht të karantinohej për dy javë dhe më pas kalonte nëpër një korridor me dritë ultraviolet që vret mikrobet.

Në këtë kohë, numri i aleatëve dhe këshilltarëve që mund të ballafaqoheshin me Putinin u ul ndjeshëm. I ekspozuar ndaj më pak opinioneve alternative dhe i izoluar, duket se ndikoi në planin e tij për pushtimin e Ukrainës.

https://a2news.com/2020/01/11/20-vite-ne-pushtet-karriera-politike-e-carit-putin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë