Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Makina përplaset me karrotrecin, 2 të plagosur

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 17:15 | Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Sovjan.

Mësohet se është përplasur një mjet Audi dhe një karrotrec që kishte në karroceri të ngarkuar edhe një mjet tjetër. Burime të siguruara nga A2 CNN thanë se karrotreci po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës, ndërsa mjeti tjetër nga Maliqi në drejtim të Pogradecit. 

Të njëjtat burime thanë se mjeti Audi, nga shpejtësia tej normave të lejuara, ka humbur kontrollin në kthesë duke u përplasur me karrotrecin. Përplasja ka qenë aq e fortë sa dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre rëndë.

Ndërkohë që mjeti Audi është shkatërruar plotësisht.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Vendngjarja, deri tek kryqëzimi i Sovjanit, është një nga segmentet me aksidente të shumta, pasi mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë dhe në shumë raste kryejnë parakalime të gabuara edhe pse vijëzimi nuk e lejon.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani