Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Një meny marsiane për të ushqyer tokësorët në Planetin e Kuq

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 16:21 | Teknologji

Jeta në Mars po studiohet prej vitesh si një mundësi për një “plan B” për njerëzimin, në rast se Toka do të bëhet e pabanueshme një ditë. Por kolonia e njerëzve që do të zhvendosej në planetin e kuq, do të duhet të ushqehet.

Kjo temë është ende një diskutim hipotetik, por teksa NASA dhe Agjencia Kineze e Hapësirës po mendojnë të dërgojnë astronautët e tyre në Mars brenda dy dekadave të ardhshme, po bëjnë gjithashtu planet se me çfarë do t’i ushqejnë ata.

https://youtu.be/PmS7y6SSsoM

Një udhëtim vajtje-ardhje deri në Mars zgjat më shumë se një vit, kështu që rezervat ushqimore duhet të jenë të mëdha. Për të transportuar një kilogram material nga Toka në hapësirë duhen rreth 10 mijë dollarë. Kostot e jashtëzakonshme diktojnë që shkencëtarët duhet të gjejnë një mënyrë për të krijuar atje ushqimin që njerëzit do të konsumojnë, në një prej vendeve me kushtet më të vështira të imagjinueshme.

Përgatitja e një ushqimi marsian do të jetë një prej problemeve më të vështira për t’u zgjidhur nga qeniet njerëzore. Komuniteti që do të jetonte në Mars do të ishte i ekspozuar ndaj rrezatimit dhe temperaturave që arrijnë deri në 104 gradë celsius. Ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm do të ishte jetik për pionierët e jetës përtej Tokës.

Por si do të ishin përgatitur vaktet në një skenar të tillë? Evan Fraser, drejtor i Institutit Ushqimor në Universitetin “Guelph”, Kanda dhe Lenore Newman, drejtore e Institutit Bujqësor në Universitetin “Vraser Valley”, Kanada, autorë të librit “Darka në Mars”, shpalosin idetë e tyre.

Shfletoni galerinë për të parë menynë marsiane të tokësorëve.

https://a2news.com/2021/03/24/elon-musk-tregon-si-do-te-duket-qyteti-i-pare-ne-mars/
https://a2news.com/2020/12/21/godinat-jashtetokesore-ku-do-te-jetojme-e-punojme-nese-zhvendosemi-ne-hene-dhe-mars/

A2 CNN Livestream

Dita jonë