Një ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Ata janë terroristë

Publikuar më: 7/10/2022, ora 13:25

Një ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Ata janë terroristë

Publikuar më: 7/10/2022, ora 13:25

Dy bukuroshe, që kanë kaluar në finalen e Miss Grand International në Xhakartë më 25 tetor, janë bërë objekt i një përplasje Ukrainë-Rusi shumë larg nga fushëbeteja që u ka marrë jetën me dhjetëra mijë personave në Europë.

Pasi dy vajzat kaluan në finalen e këtij kompeticioni, organizatorët nuk e menduan gjatë dhe i vendosën ato të dyja në një dhomë hoteli, por kjo është shoqëruar me reagime të shumta, fillimisht nga përfaqësuesja e Ukrainës.

Olga Vasiliv, e cila përfaqëson Kievin shkroi menjëherë në Instagram. “Nuk dua të qëndroj në një dhomë me një vajzë nga një vend terrorist. Organizatorët reaguan dhe vendosën t’i ndanin vajzat menjëherë, por zhurma nuk u mbyll me aq në rrjetet sociale.

Për rastin reagoi edhe Ekaterina: “Unë jam kundër urrejtjes dhe pro miqësisë, dashurisë dhe paqes në botë”. Më tej, ajo shtoi se është me origjinë nga Ukraina dhe është e vetmja nga familja e saj që ka lindur në Rusi.