Pas tragjedisë në Indonezi, pamje të tmerrshme edhe nga Argjentina

Publikuar më: 7/10/2022, ora 12:57

Pas tragjedisë në Indonezi, pamje të tmerrshme edhe nga Argjentina

Publikuar më: 7/10/2022, ora 12:57

Pas tragjedisë në Indonezi, ku mbetën të vdekur më shumë se 120 tifozë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fushë futbolli.

Ndeshja mes Gimnasia La Plata dhe Boca Juniors në Argjentinë u ndërpre pas përleshjeve të tifozëve, ndërsa një prej tyre ndërroi jetë e shumë u plagosën.

U luajtën vetëm 9 minuta lojë, ndërsa gjithçka u përfshi nga kaosi. Me mijëra tifozë, tentuan të hynin në stadium edhe pse ai ishte i tejmbushur. Kjo situatë bëri që policia të reagonte ashpër duke përdorur edhe gaz lotsjellës. Një tifoz ndërroi jetë, pasi dyshohet se pësoi sulm në zemër.