PD depoziton projektiligjin për kompanitë offshore me pronarë sekretë: Do t’i japë fund korrupsionit ku fshihen qeveritarët

Publikuar më: 7/10/2022, ora 18:10
pd selia 1280x720

PD depoziton projektiligjin për kompanitë offshore me pronarë sekretë: Do t’i japë fund korrupsionit ku fshihen qeveritarët

Publikuar më: 7/10/2022, ora 18:10

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka dorëzuar sot ne Kuvendin e Shqipërisë, në emër të Partisë Demokratike, projektligjin i cili ndalon automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekret të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.

Në draftin e hartuar së bashku me një grup kolegësh, thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Shehaj thekson se ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit.

Deputeti demokrat i bën thirrje të gjithë kolegëve të tjerë, përfshirë atyre në maxhorancë, që të ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe të votojnë për të miratuar këtë nismë ligjore, në mënyrë që t’i jepet fund një herë e mirë aferave të tmerrshme korruptive përmes offshor-eve.