Shtrenjtimi i energjisë, edhe kryeministri nis kursimin me panele në tarracë

Publikuar më: 7/10/2022, ora 12:21
kryeministri 1280x705

Shtrenjtimi i energjisë, edhe kryeministri nis kursimin me panele në tarracë

Publikuar më: 7/10/2022, ora 12:21

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kabinetin qeveritar, i është bashkuar kursimit të energjisë.

Pas thirrjeve të vazhdueshme të qytetarëve për të reduktuar konsumin e energjisë, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin ku parashikon vendosjen e paneleve diellore në tarracat e institucioneve përkatëse.

Akti mban datën 28 shtator dhe u botua në fletoren zyrtare të së premtes. Këto panele diellore nuk do të blihen me paratë e kryeministrisë apo ministrive të linjës, por nga ato të Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili është ngarkuar me këtë detyrë dhe se sa do të kushtojnë nuk është e përcaktuar në vendim.