SPAK kërkon 12 vjet burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Publikuar më: 7/10/2022, ora 10:21

SPAK kërkon 12 vjet burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Publikuar më: 7/10/2022, ora 10:21

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi një dënim me 12 vite burg për një nga personat e afërt të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Dënimi u kërkua për Hekuran Markun, ish-shoqërues i Tahirit, pas dyshimeve të përfshirjes së tij në një grup kriminal të trafikimit të sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria në Itali, të drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

Sipas SPAK, Marku duhet të fajësohet për “trafik të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Për shkak se në gjykatën e Posaçme Marku iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar, SPAK i kujtoi gjykatës të ulë një të tretën e masës së dënimit të kërkuar. I pandehuri Marku ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, teksa prokurori i SPAK tha se përfshija e tij në trafik droge ishte e provuar.

Hekuran Marku u arrestua në gusht të vitit të kaluar në Gjermani për llogari të operacionit të koduar “Shpirti”, nga ku u ekstradua në maj 2022. Ai u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa në vijimësi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.

Përveç Markut, si pjesë e grupit kriminal dyshohet të jetë edhe ish-bodigardi tjetër i Tahirit, Agustin Deda. Ai u arrestua në Francë, ku më pas mundi të marrë një masë më të butë sigurie, ndërsa prej shqyrtimin e kërkesës për ekstradim. Operacioni “Shpirti” çoi në pranga 31 persona në korrik të vitit të kaluar, të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 6 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2014-2017.