Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, projekt-rezolutë kundër Iranit në Kongresin Amerikan

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 20:15 | Aktualitet
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, projekt-rezolutë kundër

Në Kongresin Amerikan është iniciuar një projektrezolutë për të dënuar me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërinë.

Kështu raporton “Zëri i Amerikës”, që bën me dije se dokumenti është dorëzuar në Dhomën e Përfaqësuesve nga bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare.

https://a2news.com/2022/10/03/sulmi-kibernetik-hakerat-publikojne-databazen-e-te-gjithe-personave-te-dyshuar-per-krime/

“Irani në mënyrë metodike u përpoq të minonte Shqipërinë kur ndërmori akte të rrezikshme kibernetike. Irani është një regjim i rrezikshëm që do të vazhdojë përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar Shqipërinë nëse nuk frenohet”, thotë ligjvënësi nga Nju Jorku, Ritchie Torres.

Projekt-rezoluta, tekstin e së cilës e ka parë Zëri i Amerikës, inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t'u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike. 

https://a2news.com/2022/09/27/sulmet-kibernetike-a-vijon-policia-te-kete-probleme-me-tims-dhe-te-dhenat-e-saj/

A2 CNN Livestream

Dita jonë