Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vodhën në biznese të ndryshme, në Tiranë dhe në Durrës, dy në pranga

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 16:50 | Kronikë
Vodhën në biznese të ndryshme, në Tiranë dhe në

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të akuzuar për vjedhje në disa biznese të ndryshme në Tiranë në Durrës. Në pranga kanë përfunduar Florjan Shupli dhe Rafaelo Tola, ndërsa është proceduar penalisht një bashkëpunëtor i tyre.

Policia publikoi edhe pamje filmike të vjedhjeve të kryera nga dy të rinjtë, ku shfaqen të mbuluar me kapuça. Policia gjithashtu thotë se ata janë përgjegjës për 12 vjedhje të kryera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që vidhnin në biznese, në Tiranë dhe në Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Serial".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. B., për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

https://youtu.be/TRHh2bti9UY

Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:

- Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

- Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

- Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën  "Muhamet Deliu" dhe njëri në rrugën "Jordan Misja";

- Më datë 17.09.2022, në rrugën "Preng Bib Doda", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

- Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë