Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

30 vite nga loja që tmerroi politikanët dhe prindërit amerikanë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 13:14 | Teknologji

Më 8 tetor 1992, doli në treg videoloja “Mortal Kombat”, që bëri bujë për shkak të dhunës ekstreme që paraqiste.

“Kur lojtari fiton, fillon e ashtuquajtura “Sekuenca e Vdekjes”. Narratori e udhëzon lojtarin t’i japë fund kundërshtarit. E citoj: t’i japë fund kundështarit të tij. Lojtari më pas mund të zgjedhë metodën e vrasjes, duke filluar nga shkulja e zemrës e deri te heqja e kokës”.

Këto janë fjalët e Senatorit të Konektikatit, Joseph Lieberman, në Nënkomisionin për Çështjet Qeveritare dhe Gjyqësore të Senatit, në lidhje me videolojën, në fillim të viteve ‘90. Ai përshkruan momentet që lidhen me “fatalitetet” e famshme, lëvizjet me të cilat mund të vriteshin kundërshtarët e mundur në dyluftim.

https://www.youtube.com/watch?v=5GHW0j35R24

Kjo videolojë e përgjakshme sfidoi “mbretin” e asaj kohe, “Street Fighter”. Megjithëse sot mund të duket si një polemikë disi e ekzagjeruar, në atë kohë, këto lojëra në veçanti dhe e gjithë industria, u vunë në pikëpyetje.

Grafikat e digjitalizuara të personazheve të “Mortal Kombat” ishin shumë afër realitetit dhe imazhet e dhunës ekstreme me të cilat përfundonin dyluftimet ishin të tepërta për prindërit e fëmijëve që e adhuronin lojën.

https://www.youtube.com/watch?v=ZJlHkJT9m-M

Kjo çoi në Sistemin e Vlerësimit të Moshave në Shtetet e Bashkuara (PEGI), një sistem kontrolli që doli nga vetë industria për të njoftuar prindërit për moshën e rekomanduar për të luajtur çdo lojë të re. Interesant është fakti se kjo gjë i hapi rrugën krijimit të lojërave vetëm për të rriturit, ku dhuna është shumë e zakonshme.

Kanë kaluar tre dekada që atëherë dhe lojërat si "Mortal Kombat" e ndryshuan industrinë e videolojërave. Rezultati, në terma afatgjatë, ishte i mirë, sepse zgjeroi hapësirën për projektet e ardhshme me lindjen e vlerësimeve të moshës dhe hapi rrugën për ndryshimin rrënjësor në qasje që erdhi me ardhjen e konsolës së parë të Sony, PlayStation.

Sot, “Mortal Kombat” nuk është harruar. Përkundrazi, gëzon “shëndet të plotë” falë versioneve të tij të fundit. “Mortal Kombat 11”, i publikuar në vitin 2019, vazhdon të kënaqë fansat dhe ndërsa presim një tjetër “Mortal Kombat” në vitin 2023, ajo që do të donim të dinim tani është se çfarë mendon senatori Joseph Lieberman për një medium që jo vetëm nuk mundi të ndalonte, por, pa dashje, e popullarizoi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu