Pandemia, 344 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin

Publikuar më: 8/10/2022, ora 18:23
Nga kafshet apo laboratori Inteligjenca amerikane e ndare per origjinen e koronavirusit 1024x576

Pandemia, 344 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin

Publikuar më: 8/10/2022, ora 18:23

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 29 qytetarë me koronavirus, nga 561 testime, ndërsa 38 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë 344 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 561 testime, 29 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz,  nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 344 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                29

Të shëruar në 24 orë             38

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     561