Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 22 raste të reja, 6 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 17:25 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 22 raste të reja, 6 të shtruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 348 testime nga të cilat 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë.

Janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             24

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     348

Testime totale                   1,986,717

Raste pozitive                      331,348

Raste të shëruara                  327,417

Raste Aktive                             342

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    213

Elbasan                   33

Fier                           21

Vlorë                         19

Gjirokastër                13

Shkodër                 11

Lezhë                        11

Durrës                     6

Dibër                           6

Korçë                         4

Berat                           3

Kukës                          2

A2 CNN Livestream

Dita jonë