Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

50 vite Akademi Shkencash, reforma u krye, por si ndalet eksodi i akademikëve?

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 17:08 | Aktualitet
50 vite Akademi Shkencash, reforma u krye, por si ndalet eksodi i

Ndonëse një vit jubilar për akademinë e shkencave, seanca e përvjetorit të këtij institucioni ishte një thirrje për gjuhën, historinë dhe kërkimin shkencor që lëngon mes reformimit. E megjithatë, nga një vështrim historik I bërë nga kreu I Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, në këtë përvjetor, duhet vlerësuar kontributi ndër vite dhe reforma e bërë së fundmi në radhët e këtij institucioni.

“Vështruar nga lartësia e këtij jubileu, mund të pohohet me të drejtë se akademia jonë, e krijuar si kurorëzim i procesit të ngritjes dhe zgjerimit të instituteve kërkimore në Shqipëri, e përligji vendimin historik që u mor në plotësim të ëndrrës disashekullore të mendjeve më të ndritura të popullit tonë dhe vit pas viti e dekadë pas dekade ajo erdhi dhe u rrit dhe u rendit me dinjitet ndër akademitë e dijes europiane”, tha Gjinushi.

Në festimet jubilare vendosur në kuvend profesor Mehmet Kraja nga Akademia e Kosovës dha alarmin se potenciali shkencor po braktis vendet tona dhe duhen gjendur rrugët për ndalimin e kësaj hemorragjie.

Në një intervistë për A2 CNN, këtë gjë e pranon edhe kreu i Akademisë shqiptare, Gjinushi. Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje që t’i angazhojmë ata që kanë zgjedhur të kontribuojnë jashtë Shqipërisë. “Patjetër që tashmë ka mjaft sukses jashtë, për arsye sepse kushtet janë më të favorshme dhe një pjesë e tyre janë formuar jashtë shtetit, në universitetet më me emër dhe kanë zgjedhur të punojnë atje”, tha Gjinushi. Akademitë  e Shkencave në Kosovë e Shqipëri aktualisht janë duke punuar për rishkrimin e Historisë së Shqiptarëve, një projekt që pritet të përfundojë pranverën e vitit tjetër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli