Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Flakët pushtojnë hidrovorin e Vlorës për të tretën ditë radhazi

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 11:25 | Aktualitet

Për të tretën ditë radhazi, zjarri vijon të djegë bimësi dhe pemë në zonën mes Hidrovorit dhe Akernisë në Vlorë.

Edhe pse zjarrfikësja e Vlorës ka 3 ditë që shkon në këtë territor, ende nuk ka mundur të fikë vatrat e zjarrit.

Sipas zjarrfikësve të Vlorës është shumë vështirë të ndërhyhet për ta vënë nën kontroll situatën, pasi zona është moçalishte dhe mjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen për të pasur një ndërhyrje më efektive.

Ndërkohë as ushtria dhe as mjetet ajrore nuk e kanë parë të arsyeshme të ndërhynë. Për prefektin e Vlorës, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa flakët kanë prekur edhe pyjet e zonës së mbrojtur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani