Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Maqedonia e Veriut miraton paketën e ndihmës mbi 350 milionë euro për përballimin e krizës energjetike dhe rritjen e çmimeve

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 11:44 | Ballkani
Maqedonia e Veriut miraton paketën e ndihmës mbi 350 milionë euro

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro. Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se prioritet i qeverisë së tij mbetet mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media pas seancës së qeverisë.

Nga kjo paketë do të përfitojnë 42 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara të cilët do të marrin 3 mijë denarë në muaj për 4 muajt e ardhshëm.

Po kështu do të ketë mbështetje direkte edhe për pensionistët të cilët marrin pensione të ulëta. Mbi 91 mijë pensionistë do të ndihmohen me 1500 denarë në muaj.

Kryeministri nënvizoi se duhet të ketë burime energjie, ngrohje dhe energji elektrike.

“Edhe një herë e menaxhojmë mirë Buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, oda ekonomike dhe pensionistë… Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës. Ne veprojmë me vendosmëri dhe marrim masa që zbusin krizën”, theksoi Kovaçevski.

A2 CNN Livestream

Dita jonë