Vetëm 9 raste të reja me koronavirus, regjistrohet një humbje jete

Publikuar më: 10/10/2022, ora 16:32
Koronavirusi ne shqiperi 1024x576

Vetëm 9 raste të reja me koronavirus, regjistrohet një humbje jete

Publikuar më: 10/10/2022, ora 16:32

Vijojnë të jenë të ulta rastet e reja me koronavirus në vendin tonë.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 140 testime të kryera në 24 orët e fundit, vetëm 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive, ndërkohë që 11 qytetarë janë shëruar.

Fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete nga koronavirusi, ndërsa rastet aktive në vend numërohen të jenë 339.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 140 testime, 9 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

10 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4

Janë 339 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 87 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                9

Të shëruar në 24 orë             11

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     140

Testime totale                   1,986,857

Raste pozitive                      331,357

Raste të shëruara                  327,428

Raste Aktive                             339

Humbje jete                              3,590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    207

Elbasan                   33

Fier                           24

Vlorë                         20

Gjirokastër                16

Shkodër                 11

Lezhë                        11

Durrës                     5

Dibër                           5

Korçë                         2

Berat                           3

Kukës                          2