Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zbardhet kalendari i kombëtares për “Euro 2024”

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 13:01 | Futboll
Zbardhet kalendari i kombëtares për “Euro 2024”

Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi këtë të diel emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kualifikueset e “Euro 2024”, ndërsa UEFA së fundmi publikoi dhe datat e oraret zyrtare kur do të zhvillohen ndeshjet.

Shorti i pozicionoi kuqezinjtë në Grupin E, së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë, me duelin ndaj Polonisë, që do të luhet më datën 27 mars 2023.

https://a2news.com/2022/10/09/shorti-i-euro-2024-shqiperia-peshkon-polonine-e-cekine/

Pas kësaj, kuqezinjtë rikthehen në fushë pas tre muajsh, teksa më 17 qershor do të presin në shtëpi Moldavinë dhe tri ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe.

Ndërkaq, në shtator, Shqipëria do të luajë dhe dy ndeshjet vendimtare në këtë aventurë ndaj dy rivalëve direktë për betejën e kualifikimit. Më 7 shtator, kuqezinjtë sfidojnë Republikën Çeke dhe tri ditë më vonë presin Poloninë në Tiranë.

Më 12 tetor është programuar dueli i kthimit me Republikën Çeke dhe eliminatoret mbyllen në muajin nëntor, me dy ndeshjet e fundit, Moldavi-Shqipëri dhe Shqipëri-Ishujt Faroe, më 20 nëntor . 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu