“Covid i gjatë, shkatërrues për njerëzit, shëndetësinë dhe ekonominë”, OBSH bën thirrje për veprime të menjëhershme

Publikuar më: 12/10/2022, ora 13:58
tedros 1 1280x720

“Covid i gjatë, shkatërrues për njerëzit, shëndetësinë dhe ekonominë”, OBSH bën thirrje për veprime të menjëhershme

Publikuar më: 12/10/2022, ora 13:58

Covid-i i gjatë po shkatërron jetët dhe jetesën e dhjetëra miliona njerëzve, duke rrezikuar sistemet dhe ekonomitë shëndetësore. Këtë ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa u kërkoi vendeve të nisin veprime të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Sipas tij, përpjekjet për të trajtuar krizën duhet të jenë shumë serioze.

“Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19, por është gjithashtu shumë e qartë se shumë prej të infektuarve nga virusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, ende po përjetojnë vuajtje të zgjatura”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Covid ka vrarë pothuajse 6.5 milionë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600 milionë. OBSH-ja vlerëson se 10% deri në 20% e të mbijetuarve kanë mbetur me simptoma afatmesme dhe afatgjata Sipas tij, gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kjo gjendje.